Hipertensioni dhe proteinat e shumta në urinën tuaj janë dy nga gjërat që e karakterizojnë preeklampsinë pas lindjes.
Zakonisht, preeklampsia pas lindjes mund të zhvillohet 48 orë pas lindjes, por mund të jetë e pranishme edhe pas gjashtë muajve shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
E, shenja e parë paralajmëruese e preeklampsisë pas lindjes është rritja e presionit të gjakut.
Kjo është arsyeja pse profesionistët shëndetësor e monitorojnë presionin e gjakut brenda 48 orëve pas lindjes dhe vazhdimisht deri në 6 javët e para të foshnjës suaj.
Shenjat tjera që paralajmërojnë se keni preeklampsi pas lindjes janë:
-Dhimbje koke;
-Shtim i papritur i peshës;
-Çrregullime vizuale. /GazetaShneta/