Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gastroenterologu tregon arsyet pse e la Kosovën për Gjermaninë

Lajme 07/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gastroenterologu Flamur Llabjani do ta lë Kosovën për të shkuar në Gjermani për të punuar si mjek.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e kishte menduar se do ta lë vendlindjen, por është detyruar për të siguruar vend pune, shkruan Gazeta Shneta.

“Duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po “sëmuret” dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve  mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen”, ka thënë Llabjani.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Që nga sot do të vazhdoj karrierën time prej mjeku në Gjermani

Familjarë,miq, kolegë, të dashur pacientë

Dua të ndajë me ju një të arritur timen, që nga sot do të vazhdoj punën time si mjek në një spital me renome në Gjermani.

Andaj, dua të falenderoj secilin për përkrahjen e dhënë deri këtu:

Spitali Rajonal i Ferizajt-ku përfundova stazhin pas diplomimit si Doktor i Mjekësisë dhe gjeta një përkahje shumë të madhe si mjek i ri;

QKMF- Ferizaj ku edhe aty përfundova një pjesë të stazhit dhe me ndihmën e profesorëve të mi fillova të shkruaj edhe recetat e para si mjek;

QMF1-(Dispanzer) me një staf të mrekullueshëm, të cilët nuk do t’i harroj asnjëherë pasi kalova kohë shumë të çmuar bashkë me ta për dy vite;

Shërbimin Primar Emergjent-Ferizaj, QMF-2 Ferizaj, AMF Mirash, AMF-Softaj, AMF-Talinoc dhe te gjithë njësitë tjera shëndetësore në qytetin tim ku isha nga fillimi i vitit 2015 deri ne mesin e vitit 2018.

E në veçanti, dua të falenderoj përzemërsisht edhe të gjithë stafin e mrekullueshëm të Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji-Prishtinë ku bëra specializimin 5 vite në këtë llëmi.

Secili nga ju do të keni respektin tim gjithmonë.

Largimi nga vendlindja asnjëherë nuk ishte në mendjen time, aq më pak për një mjek që bën 25 vite shkollim, ka misionin e tij fisnik dhe pranoi betimin e Hipokratit.

Por, duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po “sëmuret” dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve  mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen.

Me lutjen që edhe vendi ynë një ditë të bëhet ashtu si të gjithë e duam dhe me politika të mirëfillta shëndetësore, ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat në familjet e juaja.

Miqësisht,

Dr. Flamur Llabjani

Artikulli paraprakKjo është shenja e parë që mund të identifikohet preeklampsia pas lindjes
Artikulli i rradhës Oftalmologu Agon Rrusta tregon shkaktarët dhe trajtimin e perdes së syrit

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.