Megjithëse virusi SARS-CoV-2 është jashtëzakonisht i paparashikueshëm, mjekët dhe studiuesit kanë filluar të deshifrojnë kodin e gjetur prapa kësaj gjendje.
Duke përcjellur simptomat që shfaqen gjatë infeksionit, ata tani kanë një pamje më të qartë nëse një pacient mund të zhvillojë Covid të rëndë, shkruan BestLife, përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Swapna Reddy, një gastroenterologe në Klinikën e Oregonit tha se – shumë pacientë me Covid paraqesin më parë simptoma gastrointestinale (GI).
Këto simptoma të hershme të traktit gastrointesintal mund të përfshijnë humbje të oreksit, të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre, thotë Dr. Reddy.
Kryesorja është të shohim nëse ato simptoma gastrointestinale bien, ose zhvillohen në simptoma të frymëmarrjes më serioze ose ethe.
“Kur keni simptoma të traktit gastrointestinale që pastaj kalojnë në ethe të larta, gulçim – ato nganjëherë mund të tregojnë se mund të merrni sëmundje më të moderuar deri të rëndë”, tha Dr. Reddy.
“Pra, ju doni t’i kushtoni vëmendje kësaj dhe patjetër ta raportoni atë tek profesionisti juaj i kujdesit shëndetësor”. /Gazeta Shneta/