Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo vitaminë kushtëzon mbarëvajtjen e shëndetshme të procesit para dhe gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 13/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qysh kur ndërprisni kontraceptivët deri në javën e 12-të të shtatzënisë duhet të merrni acid folik shtesë.

Acidi folik, i quajtur edhe folat ose folacin është një nga vitaminat B, që bën pjesë tek lëndët e rëndësishme ushqyese i cili parandalon defektet e tubit nervor si spina bifida ose anencefalia.

Tubi nervor, prej të cilit formohet shtylla kurrizore e foshnjës zhvillohet shumë shpejt mbas ngjizjes madje ndoshta përpara se ta kuptoni që keni ngelur shtatzënë.

Pa acid folik të mjaftueshëm, tubi nervor mund të mos arrijë të ngjitet plotësisht përgjatë gjithë gjatësisë duke lënë të zbuluar palcën kurrizore dhe duke shkaktuar një sëmundje të njohur si spina bifida.

Foshnjat me anencefali vdesin shpejt pas lindjes, pasi u mungon një pjesë e madhe e trurit.

Burimet e acidit folik:

Studimet tregojnë se po të merret acid folik shtesë, mund të parandalohet deri në 70 për qind të rasteve me spina bifida.

Burim i mirë natyror ushqimor i acidit folik janë perimet me gjethe të gjelbërta të errëta si spinaqi, brokoli, pastaj agrumet, bishtajat si fasulet, qiqrat.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Po ashtu, embrioni i grurit, majaja dhe e verdha e vezës janë burime tjera të pasura me acid folik.

Gjithsesi nuk duhet të vareni vetëm në burime ushqimore. Për të qenë të sigurta, me të ndërprerë kontraceptivët, duhet të filloni të merrni acid folik shtesë.

Tabletat me multivitamina shpesh përmbajnë acid folik, por jo aq sa për të mbrojtur foshnjën.

Për të ulur rrezikun e sëmundjes spina bifida, duhet të merrni çdo ditë nga një tablet 400 mikrogramësh acid folik deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzanisë.

Tabletat mund të blihen pa recetë në çdo farmaci.

Nëse keni pasur edhe më parë, fëmijë me defekte të tubit nervor, atëherë rreziku për të pasur një fëmijë të dytë me këtë defekt është më i lartë.

Në këtë rast, mjeku do t’ju këshillojë të merrni çdo ditë një dozë më të lartë me acid folik (5 miligramë). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë mendosh për shtatzëninë, pyetjet që kanë peshë që në fillim të dëshirës për të pasur një fëmijë
Artikulli i rradhës Gjakderdhja rektale pas lindjes së fëmijës, faktorët që sjellin deri te gjendja e vështirësisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.