Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të mendosh për shtatzëninë, pyetjet që kanë peshë që në fillim të dëshirës për të pasur një fëmijë

Këshilla për shtatzëna 13/06/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për të rritur gjasat e ngjizjes dhe për të pasur një foshnje normale dhe të shëndetshme mund të ndërmerrni një sërë hapash.

Mënyra më e mirë është që ju dhe bashkëshorti juaj ta planifikoni shtatzëninë të paktën tre muaj përpara ngjizjes, pasi pikërisht në javët e para, atëherë kur ndoshta nuk e dini që jeni shtatzënë, zhvillimi i foshnjës është i brishtë.

Planifikimi i shtatzënisë ju jep kohën e duhur për të vlerësuar çdo rrezik dhe po që se lypset për të bërë diçka – për ti parandaluar rreziqet.

Në qoftëse po mundoheni të keni fëmijë, ose zbuloni që jeni shtatzënë atëherë përdorni këto pyetje për të kontrolluar shtatzëninë e shëndetshme:

– A keni imunitet ndaj rubeolës?

Rubeola ose fruthi gjerman mund të shkaktojë defekte serioze te foshnja nëse sëmureni gjatë shtatzënisë, sidemos në fazën e hershme të saj. Tre muaj përpara se të filloni të përpiqeni për të mbetur shtatzënë, kërkojini mjekut tuaj t’ju bëj një analizë gjaku që të siguroheni që jeni imunizuar.

testet e urines per shtatzeni

– A ka në rrethin tuaj familjar ose të bashkëshortit ndonjë sëmundje të trashëguar?

Në qoftëse ju ose bashkëshorti juaj keni ndonjë anëtar të afërt të familjes që ka një sëmundje të trashëguar, atëherë ka gjasa që ajo mund t’i kaloj dhe foshnjës. Këshillohuni me mjekun përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë dhe ai mund t’ju dërgojë te një këshillues gjenetik i cili mund të vlerësojë nivelin e rrezikut që duhet të merrni parasysh.

Në shumicën e rasteve, vetëm nëse të dy partnerët janë mbartës të gjenit që shkakton sëmundje, fëmija ka vërtetë rrezik që ta trashëgojë atë.

– A keni kohë që vuani nga ndonjë sëmundje?

Në qoftëse keni ndonjë sëmundje si diabeti ose epilepsia duhet të bisedoni me mjekun përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Ai mund të ju ndryshojë trajtimin me barna, pasiqë barnat që merrni mund të ndikojnë te foshnja ose mund t’ju vështirësojnë ngjizjen.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

– Nëse merrni kontraceptivë, kur duhet ti ndërprisni?

Është mirë të mos i përdorni kontraceptivët shumë kohë përpara se të arrin ngjizjen, në mënyrë që t’i jepni kohë organizmit të kthehet në ciklin e vet të zakonshëm.

Prisni derisa të kaloni në tri cikle menstruale përpara se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë, pasiqë ngjizja gjatë kësaj faze do ta bëjë më të vështirë parashikimin e datës së lindjes së bebës (gjatë kësaj kohe mund të përdorni prezervativë ose diafragmë).

– Sa peshoni?

Teorikisht pesha duhet të jetë normale për gjatësinë që keni të paktën gjashtë muaj përpara ngjizjes. Por nëse jeni shumë mbi peshë ose nën peshë, atëherë flisni me mjekun tuaj për t’u këshilluar se si të arrini në peshën e duhur.

Nëse nuk keni probleme serioze me peshë, mos mbani dietë gjatë shtatzënisë.

– A ushqeheni shëndetshëm?

Gjasat për t’u ngjizur e për të pasur foshnjë të shëndetshme rriten nëse ushqeheni në mënyrë të shëndetshme.

– A pini cigare ose alkool?

Kur vendosni të mbeteni shtatzënë, ju dhe bashkëshkorti juaj duhet të hiqni dorë nga duhani dhe alkooli.

Pasiqë këta dy faktor mund të ndikojnë në fertilitetin si dhe rritjen e foshnjës përpara ose pas lindjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër pesë muaj mbi 600 raste me kancer identifikohen në Kosovë
Artikulli i rradhës Kjo vitaminë kushtëzon mbarëvajtjen e shëndetshme të procesit para dhe gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.