Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KMDLNJ: Ministria e Shëndetësisë nuk po i mban premtimet ndaj të prekurve me kancer

Lajme 28/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është duke i mbajtur premtimet e vazhdueshme për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve me kancer.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se mungesa e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, që ende nuk po zbatohet në Kosovë po e rëndon dhe pamundëson trajtimin profesional të pacientëve me probleme të rënda shëndetësore.

“Klinika Onkologjike, sipas këtyre pacientëve, përkundër përpjekjeve që i bënë, nuk ka mundësi të sigurojë këto barna shumë të kushtueshme ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përveç premtimeve të vazhdueshme ende nuk ka marrë asnjë veprim të tejkalojë këtë situate. Pacientët e tillë, në pamundësi të krijojnë mjete vetanake, për trajtim detyrohen të hyjnë në borxhe, të marrin kredi, të kërkojnë ndihma nga bamirësit apo të shesin prona”.

“Kujdesi shëndetësor për qytetarët e Kosovës është përgjegjësi e shtetit i cili ka dështuar në këtë aspekt ndonëse ka mjete të mjaftueshme financiare. Sigurimi i trajtimit shëndetësor në përputhje me nevojat e këtyre pacientëve është pjesë fundamentale e të drejtave të njeriut që garantohen me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për këto të drejta që nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara e deri te Kushtetuta e Kosovës.

Pacientët me kancer në Kosovë jo që nuk po trajtohen në përputhje me të drejtat e njeriut që iu takojnë por as edhe çastet e fundit të jetës nuk po i kalojnë në mënyrë të dinjitetshme. Deputetët e Kuvendit të Kosovës asnjëherë nuk kanë hapur debat për këtë çështje duke përligjur një dukuri diskriminuese ku trajtimi bëhet në bazë të fuqisë materiale dhe statusit në shoqëri!”, thuhet në reagim.

 

Artikulli paraprakKontraceptivët rrisin rrezikun e tumoreve të trurit
Artikulli i rradhës 7 mënyra për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë tuaj, sipas ekspertëve

Ju sugjerojmë

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme

Me mbështetjen e Komunës, ASD Peja siguron sensorë për matjen e sheqerit për dhjetë të rinjtë me diabet tip 1

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.