Ftohja, gripi ose dhimbja e fytit mund të paralajmërojnë prekjen nga një sëmundje sezonale. Këto simptoma më së shpeshti ndodhin kur kemi ndërrime të shpeshta të temperaturave.
Ndonëse hasen më së shpeshti në temperaturat e ulëta, nuk evitohen as rastet e prekjes kur moti është më i ngrohtë, transmeton GazetaShneta.
Por cfarë ndodhë kur këto simptoma i ndijenë një nënë shtatzënë? A do të thotë se shëndeti i saj do të rrezikohet si dhe gjendja e fetusit në stomak është në alarm?
Përgjigjja është jo! Jo në të gjitha rastet e ftohjeve kemi të bëjmë me gjendje alarmante dhe serioze, ndonëse një rrezik për nënë si dhe foshnjen nuk përjashtohen.
Në ftohje dhe gripa të tillë kur nëna mund të ketë dhimbje fyti, një nga ilacet që përshkruhet më së shpeshti nga mjekët është aspirina.
Por një medikament i tillë duhet të shmanget nga nënat gjdhnëse për shkak se qumështi i tyre mund të afektohet nga ai, e që automatikisht do të ndikojë edhe shëndetin e foshnjes, shkruan “Health Line”.
Sygjerohen metoda dhe ilace sa më bio dhe natyrale sic janë çajërat, aktiviteti fizik dhe gjithcka qe mjeku e parasheh si jo të rrezikshme.
Sigurohuni të pini sa më shumë ujë, të konsumoni pemë dhe perime të freskëta në mënyrë që shëndeti juaj të rigjenerohet shpejtë.
Kurse prej medikamenteve që më sa paku ndikon negativisht është ipubrufeni. Një nga hapat më të përdorur në nivel global, nuk kanë ndonjë efekt negative në shëndetin e një nëne me barrë.
Rekomandohet edhe kosnumi i mjaltit me pije ose çajera të nxehtë./GazetaShneta/