Një analizë e gjakut mund të tregojë me besueshmëri nëse jeni duke pritur nje djalë apo një vajzë në fillim të javës së 7 të shtatzënisë, sipas një analize të re të publikuar në Journal Medical Association.
Testi mund të dallojë seksin e një fetusi deri në tre muaj para ultrazërit, dhe nuk mban rrezikun më të vogël të abortit që shoqëron testet invasive siç është amniocenteza.
Testi funksionon duke zbuluar pjesë të vogla të ADN fetale që shkojnë përmes rrjedhës së gjakut të nënës, transmeton Gazeta Shneta.
Në veçanti, testi kërkon fragmente të vogla të një kromozomi Y, të cilin vetëm meshkujt e kanë. Disa AND kromozomore në mostrën e gjakut nënkuptojnë se është djalë.
Natyrisht, kjo metodë nuk është e përsosur. Testi mund të dështojë të njoh një sasi të vogël të AND-së mashkullore në një mostër.
Pra, studiuesit kërkuan të përcaktojnë se sa i saktë ishte ky test, dhe të dhënat ishin se nga java e 7 deri në të 12-tën, shanset për të zbuluar gjininë e foshnjës ishin 95 për qind të sakta.
Derisa nga java e 20 e tutje, ishin me saktësi 99 për qind./Gazeta Shneta/