Shumë prindër janë të vetëdijshëm për faktin se bebet nuk duhet të hanë mjaltë sepse mbart rrezikun e baktereve të botulizmit për ta.
Mjalti përmban një lloj të caktuar të baktereve që mund të çojnë në botulizëm tek bebet shkruan verywellfamily, transmeton GazetaShneta.
Sidoqoftë, prindërit mund të pyesin nëse bebet nuk mund të hanë mjaltë, a zbatohen të njëjtat rregulla për foshnjet që nuk kanë lindur ende?
Ekzistojnë këshillat aktuale nga mjekët dhe ekspertët mjekësorë se cilat ushqime mund të jenë më të dobishmet për nënën dhe beben gjatë shtatzënisë së saj.
Fatkeqësisht, të gjitha këshillat për atë që duhet të hani dhe çfarë të mos hani mund të jenë konfuze, veçanërisht nëse jeni një nënë për herë të parë.
Lajmi i mirë, sidoqoftë, është se ka një përgjigje të thjeshtë në pyetjen nëse është apo jo e sigurt për gratë shtatzëna të hanë mjaltë gjatë shtatzënive.
Po, është e sigurt të hani mjaltë ndërsa jeni shtatzënë. Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve nuk e rendit mjaltin në listën e rekomanduar të ushqimeve që gratë shtatzëna duhet të shmangin.Andaj, është e sigurt të konsumohet./GazetaShneta/