Në këtë gjendje momentale, vëmendja dhe përkushtimi më i madhë do të duhej të qëndronte edhe tek fëmijët me zhvillim jo-tipik.
Në vazhdim, mund t’i lexoni vështirësitë që po paraqiten tek fëmijët me nevoja të veçanta në këto rrethana – shkruan usatoday, transmeton GazetaShneta.
“Unë jam prind i një fëmijë me autizëm dhe epilepsi. Ndërsa shkollat në të gjithë vendin njoftojnë mbyllje dhe lëvizin drejt arsimit në internet, fëmijët si në rastin tim do të vuajnë më shumë.
Fëmijëve u mungon shërbimi i lidhur me terapitë
Për fëmijët , të punosh në mënyrë të pavarur para kompjuterit do të jetë një sfidë e madhe. Në shkollë, ata nxënës kanë ndihmës për t’i udhëhequr ata. Ata mund të punojnë në klasa speciale me staf të trajnuar që i mban ata në detyrë. Prindërit, shumica që nuk kanë trajnime në këtë fushë, do të duhet të bëjnë një qasje më të mire për t’i edukuar fëmijët.
Për familjet me fëmijë me nevoja të veçanta , si autizmi joverbal, problemet ekstreme të sjelljes, deficitet njohëse dhe pengesat fizike, mbyllja e shkollës do të sjellë humbje.
Këta fëmijë marrin një mori terapish në shkollë/kopshte. Çdo ditë, terapistët e të folurit përsërisin fraza të zakonshme ose i ndihmojnë ata të përdorin borde me fotografi. Terapistët profesionistë ofrojnë ndihmë në shkrime dhe çështjet shqisore. Terapistët fizikë zhvillojnë seancat e tyre.
Këto shërbime thelbësore nuk mund të ndodhin në internet. Ata do të harrojnë aftësitë thelbësore dhe progresin e tyre. Prindërit do të kenë përgjegjësi që të kujdesen për fëmijët, ndërsa përpiqen të punojnë dhe ndoshta të kujdesen për anëtarët e tjerë të familjes.
Zemra ime është sot me ata.”/GazetaShneta/