Koronavirusi është rreth pesë herë më vdekjeprurës për të rriturit sesa gripi sezonal, tregon një studim i ri.
Që nga fillim i imajit, rreth 65.000 amerikan kanë vdekur nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studiuesit thonë se të dy virusiet nuk janë të krahasueshme sepse njëra është më ngjitëse se tjetra dhe mënyra se si raportohen vdekjet është e ndryshme.
Studiuesit thonë se gjatë pandemisë, shumë spitale janë shtrirë përtej kufijve të tyre. Kërkesa për burime spitalore gjatë krizës Covid-19 nuk ka ndodhur më parë në SHBA madje edhe gjatë sezoneve më të këqija të gripit.
Megjithatë zyrtarët publik vazhdojnë të bëjnë krahasime midis gripit sezonal dhe vdekshmërisë SARS-CoV-2, shpesh në përpjekje për të minimizuar efektet e pandemisë që po shpaloset.
Ekspertët tregojnë se koronavirusi është më ngjitës, përhapet për shumë ditë pa simptoma dhe vret me një ritëm më të shpejtë. /GazetaShneta/