Një nënë nga Britania e Madhe ka ndezur internetit me pretendimet se qumështi i gjirit është më i mirë në luftimin e baktereve sesa ai në formulë, duke cituar një eksperiment shtëpiak.
Jessica Wilson, studente e biologjisë dhe nënë e një djali 17-muajsh, së fundmi ka publikuar një fotografi të dy enëve në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
“Siç mund ta shihni, rrathët e qartë rreth disqeve janë si rezultat i qumështit të gjirit, i cili ka luftuar me baktere dhe ka pastruar enën, ndërkaq qumështi i formulës nuk ka pasur kurrfarë efekti,” shkroi ajo në shpjegimin e saj.
Ndonëse vlefshmëria e eksperimentit ende mbetet për t’u konfirmuar, kërkesa e saj sigurisht provokoi reagime tek lexuesit, me postimin e saj duke u bërë viral menjëherë pasi u publikuar.
Aktualisht, postimi është publikuar mbi 12,000 herë dhe është pëlqyer më shumë se 14,000 herë./Gazeta Shneta/