Në të vërtetë, kjo nuk nënkupton të merret në kuptimin bukfal, që të lëvizim muret me dorë dhe ta zgjerojmë atë.
Por, ne mund të krijojmë iluzione optike që ta zgjerojmë atë vizualisht përmes hapësirave të vogla.
Gjithsesi, ky artikull ju ofron një sërë përzgjedhjesh, e cila mendoni se do të përshtatej lehtësisht me dhomën tuaj.
1.Ne një dhomë të bardhë, një dyshemeja me ngjyrë ndihmon që të shtyjë muret sa më larg njëri tjëtrit dhe ta bëjë dhomën të duket më e gjatë dhe më e gjerë.
2. Zgjedhja për një ngjyrë të ndritshme jo vetëm për dysheme, por edhe për tavanin, do të ndihmojë në krijimin e përshtypjes së një mjedisi të gjerë. Megjithatë, kjo gjithashtu do të bëjë që tavani të duket më i ulët.
3. Zgjedhja e së njëjtës ngjyrë për murin përballë derës dhe dyshemesë do ta bëjë dhomën të duket më e ajrosur percjell albeu.com.
4. Duke përdorur skemën e njëjtë të ngjyrave për murin përballë derës dhe tavanin gjithashtu e bën dhomën të duket më e ajrosur , por me sy redukton thellësinë e saj.
5. Një mënyrë tjetër për të “shtyrë” muret anësore që të duken më gjerë është zvogëlimi i thellësisë së dhomës. Kjo mund të arrihet duke përdorur një ngjyrë të ndritshme në murin përballë derës duke e nxjerrë kështu më në pah. /albeu.com/