Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kreativiteti në autizëm, shkruan Rina Zyba – psikologe

Psikologji 10/01/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Performanca kreative te fëmijët me çrregullimin e spektrit të autizmit – hulumtim nga Rina Zyba – psikologe

Të jemi kreativ duhet të krijojm diçka të re, origjinale dhe spontane, e cila është e përshtatshme dhe e dobishme për ne. Si arrihet kjo tek fëmijët me çrregullimin e spektrit të autizmit, të cilët karakterizohen me mungesë në të folur (komunikim) dhe ndërveprim social, aktivitete dhe sjellje të përsëritura në mënyrë konstante, pra disa nga mundësitë që i zhvillojnë fëmijët me çrregullimin e spektrit të autizmit mund t’i kuptoni nga ky artikull i përgaditur nga Rina Zyba për Gazetën Shneta.

Studimet e fundit sjellin të dhëna të reja dhe shfaqin një ndërlidhje në mes të fëmijëve me çrregullimin e spektrit të autizmit dhe kreativitetit të tyre, si raste konkrete në muzikë (piano),  pikturë dhe elektricitet.

Rezultatet rreth këtij hulumtimi janë bazuar me një fokus të veçantë në katër fushat e definuara për këto intervista, gjithashtu përfshihen aftësi të shumta unike të jetës së përditshme që i posedojn fëmijët pjesëmarrës, mirëpo nuk janë domosdoshmërisht një profesion për të ardhmen, si dhe nga prindërit citohen edhe disa faktorë shtesë që përballen çdo ditë për rritjen dhe zhvillimin e një fëmije me çrregullimin e spektrit të autizmit.

  1. Identifikimi i aftësisë kreative apo talentit aktual – prindërit raportojnë situata dhe procese të ndryshme përgjatë identifikimit të talenteve, disa nga ta e përshkruajn procesin e identifikimit të aftësisë kreative për pikturën si të natyrshëm pasi që e ka zhvilluar si fëmijë nga mosha 2 vjeçare dhe tjetri si rekomandim nga qendra për të bashkëpunuar me një piktore, ndërsa talenti për piano është shfaqur spontanisht duke luajtur në piano në shtëpi vetëm duke e dëgjuar një muzikë, si dhe talenti për elektricitetin ka filluar nga interesimi dhe modelimi i tij nga anëtaret e familjes.
  2. Zhvillimi dhe përkushtimi ndaj aftësisë kreative të identifikuar – pjesëmarrësi me talent në muzikë e zhvillon këtë talent duke vijuar shkollën e muzikës, kurset shtesë, si dhe antarësiminë në qendra të ndryshme për muzikë, për zhvillimin e talentit për pikturë kërkohet përkushtim dhe angazhim çdo herë duke vijuar kurse nga profesionistët e artit, ndërsa pjesëmarrësi me talent për elektricitet nuk e zhvillon këtë talent në ndonjë kurs apo praktikë specifike për elektricitet për shkak të mungesës së këtij lloji në Kosovë për fëmijët.
  3. Sfidat për përcaktimin e një talenti – disa prindër e përshkruajn përcaktimin e një talenti si proces të ndryshueshëm, pasi që preferencat dhe interesat e fëmijëve kanë ndryshuar përgjatë viteve, ndërsa disa prindër të tjerë e konsideron më të lehtë për arsyje të ekspozimit të hershëm në çdo lloj fushe.
  4. Pavarësia profesionale – prindërit e konsiderojn të arritshme pavarësinë profesionale dhe theksojn që do të punojn për të arritur plotësisht këtë, si dhe këto talente i konsiderojn me jetëgjatësi për fëmijët e tyre.

Aftësi unike të jetës së përditshme të 4 fëmijëve pjesëmarrës

Përgjatë intervistave, prindërit e fëmijëve kanë cekur disa aftësi unike të jetës së përditshme që i posedojnë, siç janë: Komentimi gjatë performancës në piano, memorizimi i datave dhe orës, realizimi i shpejtë i pikturave, shfaqin talent në teknologji dhe në fotografi, e ka të zhvilluar lojën imagjinative, dallohet për reflektimin dhe shpejtësinë e realizimit të veprimeve, memorizimi i rrugëve dhe saktësinë e momenteve të kthesave apo ndalimit,si dhe dallon vendndodhjen e objekteve të fshehura.

Faktorët shtesë që familjet hasin pengesa gjatë zhvillimit të një fëmije me çrregullimin e spektrit të autizmit

Disa faktorë të pashmangshëm me të cilat prindërit përballen çdo ditë janë: obligimet shtesë që kërkohen nga familja për fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit, mungesa e përkrahjes nga shteti për pagesat e seancave terapeutike dhe sigurimi apo pagesa e asistenteve në shkollë, kostot e larta dhe të papërballueshme nga prindërit për vijimin e kurseve shtesë për të zhvilluar talentet e fëmijëve, ngarkesat ditore për zhvillimin e talentit, kufizimi i aktiviteteve ditore dhe familjare, përveç aspektit financiar në disa familje nuk ka komoditet kohor për vijimin e kurseve për shkak të punësimit të njërit prind dhe prindi tjetër të kujdeset për fëmijët në shtëpi, pasiguritë e prindërve për pavarësimin personal të fëmijëve të tyre në të ardhmen, mungesa e shkollave profesionale – si rast konkret mungesa e praktikave apo kurseve për elektricitet.                          Si dhe gjetje nga secila intervistë është gjendja ekonomike e familjeve, më saktësisht nënat e papuna nga pamundësia për tu kujdesur dikush tjetër për fëmijët e tyre, pra të gjithë prindërit pjesëmarrës nënat nuk janë të punësuara dhe vetëm babai është i punësuar.

Artikulli paraprakReagon MSH pas raportimit të Gazetës Shneta për skandalin në Spitalin e Vushtrrisë: Do të marrim masa
Artikulli i rradhës Shefkije Shatri i amniston kirurgët, nuk merr masa edhe pse janë nën hetime për korrupsion

Ju sugjerojmë

Lira Gjika: Fëmijët të shmangni pajisjet teknologjike deri në moshën dy-vjeçare

28/01/2023 Psikologji

Ndryshimet e zhvillimit gjatë vitit të parë të fëmijës, karakteristikat e fazës 6 – 12 muaj

26/12/2022 Jetë

4 këshilla se si të përmirësoni aftësitë e juaja prindërore

24/12/2022 Psikologji

Pse nuk duhet t’a obligoni fëmijën tuaj të dhurojë përqafime pa dëshirën e tij?

24/12/2022 Psikologji

Fëmija im vazhdimisht godet, si të reagoj?

24/12/2022 Psikologji

Sa përqafime në ditë ka nevojë një fëmijë?

23/12/2022 Psikologji
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.