Përdorimi i kontraceptivëve është njëra nga zgjedhjet më të besueshme për shumë persona që nuk dëshirojnë të mbesin shtatëzënë. Por, çfarë dim sa i përket shëndetit tonë pas përdorimit të kontraceptivëve?
Ky medikament ka efekte të shumëta anësore dhe bezdisë goxha shumë procesin natyral të trupit. Në barnatore të shumta, ditët e sotme, mund të gjejmë lloje të ndryshme kontraceptivësh, në forma të ndryshme, më e popullarizuara prej tyre është në formë të tabletave, transmeton Gazeta Shneta.
Por, përpos ndihmesës që u ofrojnë për mbrojtje, duhet t’i dini edhe efektet anësore të renditura më poshtë:
- Rritë rrezikun nga mpiksja apo trashja e gjakut
- Rrisin ndikimin në intenzitetin e gjakëderdhjesNdryshojnë disponimin dhe nivelet e hormoneve
- Ndikojnë në produktivitetin e qumështit të gjirit
- Përkeqësojnë dhimbjet para-menstruale
- Zbresin libidon/dëshirën seksuale
- Shkatërrojnë bakteriet e mira në traktin digjestiv
- Pengojnë procesin e ovulimit
- Ndryshojnë konsistencën e mukusit në këllëfin ku bëhet fertilizimi i vezës së femrë
- Shkatërrojnë membranën e mitrës.
Në qoftë se nuk keni dëshirë që t’i përjetoni këto lloje të problemeve shëndetësore që mund të shfaqen pas përdorimit të shpesht të kontraceptivëve, ekzistojnë lloje të ndryshme, për të cilat mund të konsultoheni me farmacistin apo doktorin tuaj. /Gazeta Shneta/