Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëse dëshironi që fëmiu juaj të ketë shëndet të mirë, kjo është përgjigjja

Këshilla për shtatzëna 11/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Largohuni nga dezinfektuesi i duarve…

Prindërit sterilizojnë biberonët e fëmijëve të tyre, duart e gjithçka që mund të gjejnë, por i tërë ky pastrim mund të shkaktojë kërdi në sistemin imunitar të fëmijëve, thuhet sipas shkencëtarëve në Universitetin e Çikagos, të specializuar për ekosisteme mikrobiale.

Duke strehaur apo larguar fëmijët e vëgjël nga bakteriet e dobishme në mjedis, prindërit mund të shkaktojnë pa dashje alergji, astma dhe ekzema, argumenton hulumtuesi Jack Gilbert.
Jetesa e brendshme e shoqërisë moderne dhe sipërfaqet e sterilizuara nuk janë askund sikur ekzistenca e të parëve tanë në natyrë. Ky ndryshim mund të bëjë që sistemet tona imune të bëhen hiper-sensibilizuese, thekson Gilbert në një intervistë të fundit.

Ju keni këto qeliza të vogla luftarake në trupin tuaj të quajtur neutrofile, dhe kur kalojnë një kohë të gjatë në kërkim për të bërë diçka, këto acarohen dhe bëhen pro-inflamator. Kur më në fund, shohin se diçka është e huaj, si poleni, ata bëhen inflamatorë eksplozivë duke shkaktuar kështu astmë dhe ekzemë, e shpesh herë, alergji ushqimore.

Gilbert i referohet kërkimeve të tij të kaluara për biberonët e rënë se prindërit që kishin pastruar ato me gojën e tyre kishin më pak gjasa për alergji të mëvonshme në krahasim me metodat tjera, sipas një studimi të bërë në vitin 2013. Shkencëtarët suedezë dyshuan se bakteriet e padëmshme nga pështyma e nënave stimuluan sistemet imunologjike të fëmijëve të tyre, duke ndërtuar mbrojtje për ta, shkruan Femra.net, transmeton Gazeta Shneta.

“Rregulli i pesë sekondave” është një mundësi tjetër për një nxitje të mundshme. Meqenëse mikrobet futen në një send të hedhur poshtë për milisekonda kohë, është pothuajse e pamundur që çdo patogjen i rrezikshëm të marrë udhëtimin, thekson Gilbert. Ai madje thekson se edhe lëpirja e oborrit nga qeni i shtëpisë nuk është aq e rrezikshme sa mund ta mendojnë prindërit. Ekspozimi në fjalë mund të ndihmojë madje shëndetin e fëmijëve edhe në term afatgjatë.

Akademia amerikane e pediatrisë pajtohet që produktet antibakteriale si sanitarizuesit e dorës mund të vrasin bakteriet normale dhe të rrisin gjasat për zhvillim të bakterieve rezistente, por padyshim që thekson mirëmbajtjen e higjienës personale kur bëhet fjalë për shmangien e sëmundjes.
Larja e duarve mund të jetë veprimi i vetëm më i rëndësishëm që ju dhe fëmija juaj të parandaloni sëmundjet. Zgjedhja më e mirë është të lani duart e fëmijës me ujë të ngrohtë dhe sapun të zakonshëm që nuk përmban substanca antibakteriale.

Kjo përfshin pastrimin pas shkuarjes në banjo, duke luajtur jashtë, pas prekjes së kafshëve, teshtimës apo kollitjes. Fëmijët duhet të lajnë duart mirë çdoherë pas ngrënies, ose kur dikush në shtëpi është i sëmurë. Në fund të ditës, prindërit duhet t ëinkurajojnë higjienën e duhur në shtëpi – por ndoshta të shqetësohen pak më pak për sterilizimin e gjithë dhomës së lodrave të fëmijës së tyre./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKujdes femra, këto janë 10 çrregullimet e trupit pas marrjes së kontraceptivit
Artikulli i rradhës Fotografitë tuaja në Instagram tregojnë gjendjen tuaj mentale

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.