Një fushatë e re e quajtur “Zgjedhja e zgjuar” ka nisur ne gjithe boten për të ndihmuar mjekët të shkaktojë më pak dëme ne rekomandimin e barnave dhe te kontrolleve per pacientet.
Fushata filloi në SHBA dy vjet më parë, nga Bordi Amerikan i Mjekësisë së Brendshme (ABIM) duke ndihmuar specialistët të përpilojnë listat e ndërhyrjeve të panevojshme ose të dëmshme mjekësore në fushën e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar, Instituti Kombëtar i Shëndetit hartoi listën e vet të “gjerave qe sduhen bere ” si nje udhëzim për mjekët. Ne listen e 5 gjerave qe rekomandohen qe mjeket s’duhet ti bejne eshte dhe “mos jepni ilace per kollen tek femijet”.
“Shumica e kollitjeve dhe ftohjeve tek fëmijët janë të shkaktuara nga viruset – simptomat tipike zgjasin për disa ditë, pastaj bëhet më mirë. Paracetamoli ose ibuprofen janë në rregull për tu dhënë për një temperaturë të lartë.
Antibiotikët nuk bejne punë kundër viruseve – dhe te tjera ilace për kollitjen me sekrecione apo e thate, hundët e bllokuara dhe fytin e acaruar nuk duhet të jepen”, thotë Shoqata Amerikane e Pediatrisë (AAP) në kontributin e saj në fushatën “Zgjedhja e zgjuar” . “Shumë produkte per kollen dhe të ftohtit për fëmijët kane më shumë se një përbërës, duke rritur mundësinë e mbidozës aksidentale nëse kombinohen me një produkt tjetër.”
Keshilla: Zhbllokoni hundët e tyre me të gjitha mjetet, por mos jepni lehtesisht shurup per kollën! /Gazeta Shneta/