Laserët në lodra mund të jenë të rrezikshëm për fëmijët dhe për të tjerët rreth tyre, sipas FDA- së(Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna).
Së fundmi, ata kanë paralajmëruar se laserët paraqesin rrezik serioz për lëndime të syrit dhe për verbim.
“Një rreze e lëshuar drejtë në syrin e personit mund ta lëndojë atë menjëherë, veçanërisht nëse laseri është i fuqishëm”, thotë Dan Hewett, zyrtar në FDA.
Lëndimet e laserit zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por shikimi mund të dobësohet me kalimin e kohës. Këto lëndime mund të kalojnë pa u vërejtur për disa ditë dhe disa javë, dhe mund të jenë të përhershme.
FDA jep këto këshilla për mbrojtje të fëmijëve nga pasojat e laserëve:
Kurrë mos e shënjestroni ose drejtoni laserin drejtpërdrejt në ndonjë person ose kafshë. Energjia e dritës nga laseri që shënjestron syrin mund të jetë e rrezikshme, mbase edhe më e rrezikshme se sa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit.
Mos e drejtoni laserin në ndonjë sipërfaqe rrezatuese.
Mbani mend se efekti i përnjëhershëm i rrezeve të drejtuara në sy mund të shkaktojë aksidente serioze kur drejtohet në një vozitës të veturës ose mund të çojë në lëndime në mesin e njerëzve që bëjnë aktivitete të tjera, si për shembull ata që luajnë sporte.
Shikoni etiketat dhe lexoni udhëzimet dhe paralajmërimet në to. Kërkoni shenjën 21 CFP (Rregullat e Kodit Federal)./”Kidstime”