Refleksologjia është art i lashtë i përdorimit të pikave të presionit në të gjithë trupin për të lehtësuar dhimbjen, e cila mund të jetë një alternativë natyrale për ata që kërkojnë të lehtësojnë dhimbjen.
Numri i njerëzve që po përdorin ndihmën e refleksologjisë për shërimin e dhimbjeve të trupit është mjaft i madh, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët e refleksologjisë theksojnë se para fillimit të masazhit, foshnja duhet të jetë e relaksuar dhe duhet të inkurajohet përshpjetimi i rrjedhimit të gjakut nëpërmjet një fërkimi këmbe ose me një banjë të ngrohtë.
Dhimbjet e dhëmbit dhe të kokës
Nëse vëreni se fëmija juaj po përjeton njërën nga këto dhimbje, masazhoni majën e gishtave të tyre.
Dhimbjet nga sinusët
Për lehtësimin e dhimbjes së sinusëve, mjafton të masazhoni pjesën qendrore të gishtave të këmbës.
Dhimbjet në gjoks
Dhimbjet e gjoksit mund të marrin fund me masazhimin e pjesës poshtë gishtave të këmbës, përkatësisht pjesa me ngjyrë të gjelbër.
Dhimbja në stomak
Për fëmijët që vuajnë nga tronditje, spazma, ngushtësi dhe vështirësi në frymëmarrje, masazhoni qendrën e këmbës nën zogun e këmbëve, përkatësisht pjesën ku merr hark forma e rrumbullakët e këmbës.
Dhimbjet në legen
Foshnjat nganjëherë mund të rriten më shpejt sesa duhet, e duke pasur parasysh se trupi nuk është i përgatitur për këtë gjë edhe dhimbja në legen mund të jetë një gjendje e zakonshme shëndet për foshnjat.
Por, mjafton një masazhim në thembra për të ndihmuar me këtë problem.
Përderisa gjendjet serioze shëndetësore duhet konsultuar me mjekun, problemet dhe dhimbjet e përditshme mund të shërohen me refleksologji./Gazeta Shneta/