Shumica e grave fitojnë diku rreh 11-16 kilogram gjatë shtatzënisë. Nëse një grua nuk fiton peshë aq sa duhet, mund të paraqiten probleme shëndetësore për nënën dhe beben.
Cila është shuma e lejuar e peshës për t’u fituar? Shumica e grave fitojnë 1 deri në 2 kilogram gjatë tremujorit të parë dhe 5 të tjerë në javë për pjesën tjetër të shtatzënisë. Përgjatë gjithë shtatzënisë:
Gratë mbipeshë duhet të fitojnë më pak peshë (7 deri në 9 kilogram apo më pak, varësisht nga pesha e tyre e shtatzënisë).
Gratë nën peshë do të duhet të fitojnë më shumë (13 deri 18 kilogramë).
Juve ju duhet të fitoni më shumë peshë nëse keni më shumë se një fëmijë. Gratë që kanë binjakë do të duhet të fitojnë 17 deri në 24 kilogramë.
Disa gra kanë vështirësi gjatë fitimit të peshës gjatë shtatzënisë. Ndonjëherë, kjo ndodh për shkak se ato fillojnë shtatzëninë nën peshë, ose kanë gjendje të tjera shëndetësore që i mbajnë ato larg nga fitimi i peshës. Ndonjëherë, ato nuk janë në gjendje të mbajnë ushqimin në trup për shkak të përzierjes dhe vjelljes.
Sido që të jetë, një dietë e ekuilibruar, e pasur me lëndë ushqyese, së bashku me stërvitjen e moderuar, është baza për një shtatzëni të shëndetshme.
Për fitimin e peshës gjatë shtatzënisë, ndiqni këto këshilla:
Mos i neglizhoni vaktet e ngrënies. Në vend se të hani 3 herë me sasi të madhe ushqime, hani 6 vakte me sasi më të vogël.
Arrat, rrushi i thatë, djathi, frutat e thata, dhe akullorja apo kosi janë zgjedhje të mirë.
Aplikojeni gjalpin e kikirikëve në tost, biskota, mollë, banane ose selino. Një lugë gjelle (16 gramë) gjalpë kikiriku do të sigurojë rreth 100 kalori dhe 3.5 gramë proteina.
Shtoni qumësht pa pluhur në ushqime të tilla si patatet, vezët e fërguara dhe drithërat.
Shtoni gjalpë ose margarinë, krem djathi, lëng mishi, salcë kosi apo djath në ushqimin tuaj.
Mundohuni të konsumoni sa më shumë ushqime që janë të larta në yndyrëra të mira, të tilla si arrat, peshku yndyror, avokado dhe vaji i ullirit.
Lëngjet pini nga frutat e shtrydhura që janë të larta në vitaminë C.
Lëngu i grejpfrutit, lëngu i portokallit, i nektarinës, nektarit të kajsisë dhe lëngu i karotës janë zgjedhje të mira.
Shmangni ushqimet e shpejta.
Artikull i shkruar nga Dr Drita Kabashi, gjinekologe. Për të kontaktuar me Dr Drita shfrytëzoni numrat: 044/049 379 111.