Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet t’ia prezentoni fasulen fëmijës tuaj

Jetë 08/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Periudha kalimtare nga qumështi i gjirit apo ai i formulës tek ushqimet e ngurta është një hap shumë interesant dhe i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës.

Ky hap mund të ndikojë në zakonet e ushqyerjes që ai do të ketë gjatë gjithë jetës. Fëmijët fitojnë shumë aftësi të reja kur fillojnë të ushqehen me ushqime të ngurta dhe prindërit gjithmonë përpiqen të kuptojnë nëse fëmija i tyre është gati për të provuar një ushqim të ri.

Është e rëndësishme për një fëmijë të mësojë të ushqehet shëndetshëm dhe një nga ushqimet më të shëndetshme që ai duhet të fillojë të hajë është fasulja.

Fasulja është një ushqim bimor që është e pasur me vlera ushqyese të cilat janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Disa nga vlerat ushqyese që fasulja përmban janë: fibrat, proteinat, acidi folik, magnezi, hekuri dhe kaliumi.

Kombinimi i këtyre vlerave ushqyese bëri që fasulja të merrte titullin “ushqim unik” nga “Dietary Guidelines for Americans” në vitin 2010 dhe konsiderohet si  perime dhe ushqim proteinik.

Kur dhe si mund t’ja prezantojmë fasulen bebit?

Pasi vogëlushi juaj të jetë ambientuar mirë në botën e ushqimeve të ngurta ai do të jetë gati të provojë fasulen rreth moshës 9 ose 10 muajsh. Por kujdes! Ndiqni këto hapa për ta bërë këtë eksperiencë sa më të këndshme për bebin tuaj.

– Filloni duke i prezantuar 1 ose 2 lugë fasule të ziera e të bëra pure.
– Sigurohuni që bebi mos të jetë shumë i uritur apo shumë i ngopur.
– Mos ja prezantoni fasulet kur ai është i lodhur apo i sëmurë pasi si gjithë ushqimet e reja ato duhet të prezantohen në momente kur bebi është i shëndetshëm.
– Nëse bebi refuzon t’i hajë, mos tentoni t’ja jepni me forcë pasi nga presioni që ju ushtroni, uria që ai ka mund të ndërpritet.
– Konsultohuni gjithnjë me mjekun përpara se të prezantoni një ushqim të ri për bebin tuaj.

/ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakGjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë punës së lindjes
Artikulli i rradhës Pastrimi i parë i bebit tuaj, çfarë nënat duhet të dijnë

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.