Jeta e njeriut është e rrethuar nga rreziqe.
Pavarësisht nëse do të ekspozoheni ndaj gabimeve apo të qenurit i prekshëm nga sëmundjet, ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në momentin tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të gjitha sëmundjet që mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut, sëmundjet autoimune janë më kritike që mund të përbëjnë një kërcënim të rëndë për shëndetin dhe mirëqenien.
Hepatiti autoimun
Është një sëmundje kronike autoimune që dëmton mëlçinë duke shkaktuar inflamacion. Sistemi imunitar fillon të sulmojë mëlçinë dhe shkaktojë inflamacion në mëlçi. Simptomat e zakonshme të hepatitit autoimun janë lodhja, dhimbje në bark dhe nyje.
Pemfigus
Pemfigus është një grup sëmundjesh autoimune që shkakton plagë dhe fshikëza në gojë në një nivel ekstrem. Këto fshikëzva dhe plagë zakonisht shkaktohen në mukozë ose lëkurë të gojës ose organet gjenitale.
Endometrioza
Është një formë e sëmundjes sutoimune të ndodhur në mitrën e grave, ku indet që mbështjellin mitrën fillojnë të rriten jashtë saj. Në përgjithësi zhvillohet në vezore, prapa mitrës, ose në fshikëz ose zorrë. Konsiderohet një nga çrregullimet më të dhimbshme.
Fibromialgjia
Është një çrregullim autoimun që rezulton në dhimbje muskulore-skeletore pas gjumit dhe shkakton lëkundje të rënda të humorit. Shkencëtarët kanë deklaruar se fibromialgjia përshpejton dhimbjen që ndikon në mënyrën se si truri përpunon sinjalet e dhimbjes. Simptomat e fibromialgjisë zakonisht fillojnë pas një traume fizike, infeksionit, operacionit ose stresit psikologjik./GazetaShneta/