Farmacisti Allfons Ahmeti, 41 vjeç, nga Prishtina humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, që ndodhi të shtunën e hershme, në rrugën magjistralen Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë.
Siç njofton Policia e Maqedonisë, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës, ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Wolksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën Ahmeti. Të dy automjetet ishin me targa të Kosovës.
Ekipi i SPB Shkup kreu ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e mëtejme të rastit. Allfons Ahmeti, la gruan e tij dhe dy fëmjë, në Prishtinë. /gazetametro.net