Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është rreziku real që u kanoset grave shtatzëna që qëndrojnë pranë maceve

Këshilla për shtatzëna 27/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndodh që më parë keni dëgjuar që gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë pranë maceve. Kjo gjë, është vërtetë shqetësuese për familjet që e konsiderojnë macen e tyre si një pjesëtare të familjes.

Faktikisht, nuk përbën problem kontakti fizik i grave shtatzëna me macet, përderisa ato janë të vaksinuara dhe nuk mbajnë parazitë. Problemi qëndron te pastrimi i venditi ku macja defekon.

Kjo ndodh për shkak se feçja e maces mund të mbartë një infeksion parazitik të quajtur toksoplasmosis. Nëse ju infektoheni nga ky parazit gjatë shtatzënisë apo edhe disa muaj përpara ngjizjes, ai mund të shkaktojë shumë difekte të lindura te bebi sidomos në zhvillimin e syve dhe trurit të tij. Paraziti mund të merret oralisht, kështu që nëse ju ndotni dorën me të dhe më pas prekni gojën atëherë mund të infektoheni. Ndaj është mirë t’ja lini pastrimin dikujt tjetër.

Por nëse jeni personi i vetëm që mund të pastrojë vendin ku macja juaj defekon atëherë sigurohuni ta pastroni atë çdo ditë pasi paraziti nuk bëhet infektues pa kaluar 24 orë. Gjithashtu përdorni dorashka njëpërdorimshe dhe hidhini pas çdo përdorimi. Pasi keni mbaruar me pastrimin, i lani duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.

Nëse jeni të shqetësuara se mund të jeni të infektuara tashmë nga ky parazit, duhet të njoftoni menjëherë mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza gjaku për të kuptuar nëse jeni imune ndaj sëmundjes. Nëse jeni infektuar më parë nga ky parazit, sistemi juaj imunitar e ka gjetur mënyrën për tu mbrojtur ndaj tij dhe nuk keni asgjë për tu shqetësuar, por nëse nuk keni fituar imunitet doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçet e nevojshme për të minimizuar efektet e sëmundjes./pernenat.al/

Artikulli paraprakReperi shqiptar thyen rekord në rrjete sociale me këtë fotografi me vajzën
Artikulli i rradhës Shumë shtatzëna po hanë shalqi, por pak nga to e dinë nëse mund t’u bëjë dëm

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.