Shpeshherë gratë shtatzëna janë skeptike në ushqimin që hanë, rrjedhimisht kanë frikën se mos mund t’i shkaktojë kryesisht dëm foshnjës. Ky shqetësim psikologjik është krejtësisht normal në mesin e grave shtatzëna.
Sidoqoftë, MomJunction, përveç ndikimeve pozitive shëndetësore që mund të ketë shalqiri, siç janë: lirimi nga djegia e zemrës, reduktimi i fryerjes së barkut, trajtimit të dehidrimit etj., kjo lloj peme ka edhe efektet negative të saj, për të cilat do flitet më poshtë, transmeton Gazeta Shneta.
1. Diabeti gestacional
Konsumimi i tepërt i shalqinit rrit nivelet e glukozës në gjak, duke shkaktuar kështu diabetin gestacional.
2. Detoksifikimi i tepërt
Shalqiri mban të gjitha organet e brendshme në një gjendje të shndeëtshme, duke larguar toksinat nga trupi. Përgjatë këtij procesi, kjo pemë mund të nxjerrë edhe disa nga lëndët ushqyese, që mund të jenë të rëndësishme për zhvillimin e fetusit.
3. Problemet gastrike
Shmangni konsumimin e shalqirit që mbahet në ambient të hapur për një kohë të gjatë, ngase po të konsumohet, mund të shkaktojë përzierje, vjellje dhe probleme gastrointestinale.
Ashtu si me çdo ushqim që konsumohet gjatë shtatzënisë, edhe me shalqirin do ishte mirë që të këshilloheshit me mjekun. Në qoftë se mjeku ua jep dritën jeshile për konsumin e tij, atëherë jeni të lira të vazhdoni me këtë frut./Gazeta Shneta/