Të gjithë e dimë sa e dëmshme është të konsumosh alkool gjatë shtatzënisë dhe në lidhje me këtë është kryer edhe një studim i ri nga “Murdoch children’s research institute”, të cilët pohojnë se pirja e alkoolit në shtatzëni ndikon në ndryshimin e shprehive të fytyrës së fetusit gjatë zhvillimit të tij.
Çfarë thonë ekspertët?
Studimi përfshiu 1570 nëna në trimestrin e parë dhe më pas u vëzhguan edhe pas lindjes. Ato u pyetën në lidhje me zakonet e tyre të konsumit të alkoolit para dhe gjatë shtatzanisë.
Pas 12 muajsh u krahasuan fytyrat e fëmijëve (415 fëmijë) me ekogratitë 3D të bëra në kënde të ndryshme. Këtu u përfshinë fëmijët që ishin të ekspozuar ndaj alkoolit qoftë edhe në sasi të vogla. Ekspertët vunë re se fytyra e tyre kishte ndryshuar kryesisht në zonën e hundës, buzëve dhe syve.
195 vajza dhe 220 djem të cilët u ekspozuan ndaj sasive të vogla të alkoolit në trimestrin e parë patën ndryshime në lidhje me përmasat e ballit në kokën e tyre. Gjithashtu u vunë re edhe ndryshime në sy, mjekër dhe kokë.
Sipas ekspertëve këto ndryshime nuk do të ishin të dukshme me sy të lirë, ndërkohë që janë duke kryer studime më të hollësishme në lidhje me impaktin që alkooli ka tek zhvillimi i trurit të fëmijës.
Evi Muggli, një prej studiuesve u shpreh se ishin të sigurt në lidhje me ndryshimet faciale që alkooli do të shkaktonte tek fëmija nëse nëna e konsumonte gjatë shtatzanisë, dhe thekson se është shumë e rëndësishme që ai të evitohet që në momentet kur përpiqet për një shtatzani. /pernenat