-I plotesuar – Ekipet e mjekëve po i gjurmojnë kontaktet e të infektuarve me koronavirus
Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Dr. Naser Ramadani ka deklaruar se po gjurmohen kontaktet e tyre.
Të infektuarit me koronavirus janë një qytetar kosovar 77-vjeçar dhe një vajzë 20-vjeçare italiane.
Ramadani ka thënë se janë në dijeni se kur kanë hyrë këta persona në Kosovë dhe po gjurmohen kontaktet e tyre në mënyrë që të parandalohet përhapja.
LAJMI I FUNDIT: Konfirmohen zyrtarisht dy raste me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë tashmë janë regjistruar rastet e para me koronavirus, pas analizave laboratorike në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia. Ata kanë deklaruar se janë dy raste me koronavirus në Klinikën Infektive, shkruan Gazeta Shneta.
Vitia ka deklaruar se gjendja e pacientëve është stabile dhe tani ekipet e mjekëve janë duke gjurmuar kontaktet e tyre.
Vijon…