Çfarë përdorni për t’i larë ato rroba ku njollosen nga ushqimet e ndryshme? A janë ata pastrues të kushtueshëm?
Nganjëherë edhe pastruesi më popullor i njollës nuk mund t’i lajë disa njolla në rroba të bardha.
Mirëpo, me ndihmën e disa përbërësve natyral, ju mund t’i bëni rrobat tuaja të pastra dhe të bardha, transmeton Gazeta Shneta.
Juve nuk do t’iu duhet të shqetësoheni për ekspozimin e rrobave tuaja ndaj kimikateve, si detergjentët komercial
Më poshtë, gjenden 3 truqe me të vërtetë efektive, për t’i larguar njollat në rroba.
#1 Soda e bukës
Hidhni 4 litra ujë në një legen plastik dhe shtoni një filxhan sodë buke. Pasi të shkrihet në uje, vendosni rrobat me njolla dhe lini të qëndrojnë për disa minuta. Ngjyra e tyre origjinale do të filloj të shfaqet sërish.
#2 Aspirina
Mbushni legenin plastik me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara. Vendosni rrobat në ujë dhe lëjini përreth 30 minuta. Më pas, lani ato siç bëni gjithmonë, me detergjentin tuaj. Pas këtij veprimi, rrobat tuaja do të jenë të bardha dhe të pastra sërish.
#3 Limon dhe uthull
Përzieni në pjesë të barabarta të dy përbërësit dhe lani rrobat tuaja. Njollat do të zhduken menjëherë pasi t’i lani me këta përbërës.
Përveç kësaj, ato do të marrin edhe një aromë të mrekullueshme./Gazeta Shneta/