Lëkura e bebes kërkon kujdes specifik dhe nuk është aspak e lehtë ta bësh këtë në mënyrën e duhur. Në disa raste mund të ndodhë që ta dëmtoni atë edhe pse mund të keni përshtypjen se jeni duke u kujdesur në mënyrën e duhur.
Lëkura është tepër e pambrojtur
Në lindje fëmija ka një lëkurë tepër delikate për shkak se ajo është e hollë, përmban pak kolagjen, fibrat elastike të saj janë të holla dhe jo të maturuara mirë, dhe barriera mbrojtëse është ende duke u zhvilluar. Për këtë arsye tharja, eritremat dhe irritimet e tjera janë shumë të shpeshta gjatë muajve të parë të jetës.
Sipas Piercarlo Salari, pediatër 5 këshilla do të ishin tepër të vlefshme:
- Nuk duhet të bëni më tepër se 2-3 banjo në javë;
- Banjoja nuk duhet të zgjasë më tepër se 5-10 minuta maksimumi;
- Kujdes me sytë! Shampoja nuk duhet të jetë irrituese;
- Këshillohet shampo me pH neutron në mënyrë që të jetë delikate dhe njëkohësisht të hidratojë lëkurën;
- Produktet duhet të jenë të sigurta dhe të testuara, duhet të kenë një formulë specifike që të sigurojë cilësi.
Kujdes nga gojëdhënat!
Nga këshillat e gabuara që mund të dëgjoni mund të përfundoni duke bërë gabime. Një ndër idetë e gabuara që kemi ka lidhje edhe me aromën. Një produkt me aromë të lehtë mund të stimulojë nuhatjen e fëmjës dhe të rregullojë humorin e tij. Në vend të kësaj duhet të tregoni kujdes që produkti të jetë hipoalergjik. Këshillohen masazhet si një mënyrë për t’u kujdesur për lëkurën e bebes por edhe për ta qetësuar dhe dhënë siguri.