Lëngu i perimeve të jetë me bazë perimesh ose mishi dhe mund të përdoret duke zier në të makaronat e bebes, orizin, ose për të përgatitur drithërat (miellin e orizit, miellin e misrit, miellin e tërshërës etj).
Si të përgatisim një lëng perimesh?
Përbërësit
1 patate e qëruar;
1 kërcell selinoje;
1 kungull;
2-3 gjethe spinaqi;
1 karrotë.
Përgatitja
I hedhim të gjitha perimet e copëtuara në copa të mëdha në një tenxhere dhe më pas i ziejnë në 1.5 lt ujë për rreth 1 orë. E kulloni dhe më pas e përdorni sipas dëshirës. Mund ta ruani në ngrirje.
Si të përgatisim lëngun e mishit?
Përbërësit
100 gr mish viçi/pule/lepuri shumë të freskët;
100 gr perime të përziera;
1 lt ujë.
Përgatitja
I zieni të gjitha bashkë në një tenxhere për rreth 50 minuta dhe e përdorni për supëra të ndryshme pasi e keni kulluar.