Djathi përmban proteina dhe vitaminat A, D dhe B12. Veç tjerash, ai është I pasur me kalori dhe mjaft i shëndetshëm për dietën e të gjithëve. Madje është i rekomandueshëm edhe për vegjetarianët sepse siguron vitaminën B12 që zakonisht gjendet në mish.
Po fëmijët kur duhet të fillojnë të konsumojnë djath?
Duhet pasur parasysh që ka djath të destinuar vetëm për foshnjat (bebet). Përgjigja për pyetjen kur mund të fillojnë fëmijët të hanë djathë nuk është se ka një përgjigje të prerë.
Në Shtetet e Bashkuara, shumë doktorë rekomandojnë që prindërit të presin të paktën tetë muaj para se tu japin djathë fëmijëvë, por shumë të tjerë thonë se duhet të jenë 1 vjeç ose më shumë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, djathi shpesh jepet kur janë bërë gjashtë muajsh. Ndodh që prindërit të mos jenë shumë të sigurt për shkak se djathi është një produkt i qumështit.
Shumë ekspertë thonë se proteinat në produktet e qumështit nuk janë të mira për foshnjat dhe mund të shkaktojnë shqetësime në stomak. Ashtu si kosi edhe djathi është një nga ato produkte të qumështit që shumica e foshnjave do të jenë në gjendje ta konsumojnë.
Nga ana tjetër, nëse në familjen tuaj ka njerëz që vuajnë nga alergjia, edhe fëmijët do të priren më shumë të preken nga alergjia e djathit. Kjo do të thotë se kur t’ja filloni djathin fëmijës duhet të jeni të sigurt për shumë gjëra në mënyrë që të mos i shkaktoni diçka të keqe./pernenat.al/