Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindja e parakohshme tek gratë shtatzëna: Efektet e lindjes para javës 37-të

Këshilla për shtatzëna 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindja e parakohshme ndodh kur një foshnjë lind para javës së 37-të të shtatzënisë. Foshnjat që lindin para kohe mund të kenë rrezik më të lartë për disa probleme shëndetësore sesa foshnjat që lindin në kohën e duhur.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 në 10 foshnja lind para kohe. Në varësi të asaj se sa herët ndodh lindja, foshnja mund të ketë vështirësi në frymëmarrje, tretje dhe zhvillimin e trurit, shkruan burimi Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Mjekët matin zhvillimin e shtatzënisë në javë. Një shtatzëni e plotë zgjat 40 javë. Lindja para javës së 37-të konsiderohet si e parakohshme.

Foshnjat e lindura para kohe mund të përballen me rreziqe të shumta shëndetësore, të cilat zakonisht shtohen sa më herët të ndodhë lindja. Disa nga këto përfshijnë:

Sindroma e vështirësisë në frymëmarrje: Kur mushkëritë janë të papjekura dhe nuk kanë surfaktant (lëngu që hap mushkëritë pas lindjes).

Apnea: Kur foshnja ndalon së marrë frymë për më shumë se 15 sekonda, shpesh duke shkaktuar ulje të rrahjeve të zemrës (bradikardi).

Anemia: Mungesë e qelizave të kuqe që transportojnë oksigjenin në trup.

Infeksione: Për shkak të sistemit imunitar të pazhvilluar, duke përfshirë rrezik për sepsë.

Hemorragji intraventrikulare: Gjakderdhje në hapësirat e mbushura me lëng në tru.

Verdhëza: Ngjyrosje e verdhë e lëkurës dhe syve për shkak të bilirubinës së lartë.

Enterokoliti nekrotizues: Dëmtime serioze në indet e zorrëve që mund të çojnë në vdekje të tyre.

Duktusi arterioz i hapur: Një enë gjaku në zemër që nuk mbyllet pas lindjes.

Retinopatia e parakohshme: Sytë nuk zhvillohen plotësisht.

Shkaku i lindjes së parakohshme shpesh mbetet i panjohur, por disa faktorë rreziku mund të ndikojnë. Nëse një grua shtatzënë ka ndonjë nga këto kushte, rreziku i lindjes së parakohshme rritet me:

– Diabetin.

– Tensioni i lartë i gjakut.

– Sëmundjet e zemrës.

– Probleme me veshkat.

– Infeksione në membranat amniotike, vaginë ose traktin urinar.

– Placenta previa (placenta e pozicionuar poshtë në mitër).

– Shkëputje e placentës nga mitra.

– Peshë e ulët trupore ose shtim jo i mjaftueshëm në peshë.

Faktorë të tjerë rreziku për lindje të parakohshme përfshijnë:

– Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST).

– Probleme me koagulimin e gjakut.

– Mosha (nën 18 vjeç ose mbi 35 vjeç).

– Shtatzëni multiple (binjakë, trinjakë etj.).

– Stres, punë me orar të zgjatur.

– Mungesë mbështetjeje sociale.

– Dhunë në familje.

– Ekspozimi ndaj ndotësve.

– Përdorimi i duhanit ose substancave narkotike.

Nëse jeni shtatzënë, mund të mos e dini saktësisht si ndihen shenjat e lindjes. Kontaktoni menjëherë mjekun nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme para javës së 37-të:

Kontraksione: Barku shtrëngohet në intervale të rregullta.

Rrjedhje vaginale: Lëng ose gjak që del nga vagina.

Presion në legen: Ndjesi sikur koka e foshnjës po shtyn poshtë.

Dhimbje mesi: Dhimbje e butë në pjesën e poshtme të shpinës.

Ngërçe në bark: Me ose pa diarre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkaqet e dhimbjes gjatë gjidhënies dhe trajtimet që ndihmojnë
Artikulli i rradhës Rreth 7.2 milionë amerikanë të moshës 65 vjeç e lart kanë demencë të shkaktuar nga sëmundja e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.