Hipnoterapia në lindjen e fëmijës i referohet përdorimit të hipnozës për të ndihmuar në procesin e lindjes.
Kjo praktikë funksionon në premisën se shumica e dhimbjes lidhur me lindjen është rezultat i frikës dhe tensionit që krijohet, të cilat mund të zvogëlohen ose të eliminohen me hipnoterapinë.
Hipnoterapia mund të ndikojë në kohëzgjatjen e lindjes dhe zvogëlon ndërhyrjet kirurgjikale gjatë këtij procesi, transmeton Gazeta Shneta.
-Eliminon lodhjen gjatë lindjes
– Eliminon Sindromin e dhimbjes, para, gjatë dhe pas lindjes.
– Promovon lidhjen e veçantë të partnerit, nënës dhe fëmijës.
-E kthen lindjen në natyrën e saj të bukur të përjetimit.
Kjo është dizajnuar për të mësuar nënat dhe teknikat e shoqëruesit të lindjes për arritjen e një eksperience të kënaqshme të lindjes përmes relaksimit, vizualizimit dhe frymëmarrjes së veçantë./Gazeta Shneta/