Lindja në ujë, ndodh kur një nënë shtatzënë preferon të zgjedhë një mundësi dytësore prej rrugëve të zakonshme të lindjes, duke lind sjellë në jetë, fëmijën në një vaskë me ujë të ngrohtë.
Ka shumë pak studime që hetojnë sigurinë e lindjes në ujë, shkruan Pregnancy Info përcjell Gazeta Shneta.
Nëse vendosni të bëni një lindje në ujë, është e rëndësishme që vaska dhe uji – më gjegjësisht të jenë shumë të pastra.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Të zhyturit në ujë të ngrohtë ka disa përfitime për nënën. Ajo mund të ndihet më rehat dhe e relaksuar, gjë që mund të zvogëlojë ankthin dhe stresin.
Lëvizshmëria e ujit i lejon nënës të lëvizë dhe të ripozicionohet më lehtë. Zhytja në ujë mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e lindjes dhe redukton përdorimin e epiduraleve.
Lindja në ujë në fazën e parë të procesit dihet se është e sigurt për gratë me shtatzëni të pakomplikuara ndërmjet javës 37 dhe 42 të shtatzënisë.
Shumë spitale dhe qendra të lindjes janë të pajisura me banja për t’u mundësuar grave të lindin në ujë të ngrohtë. /Gazeta Shneta/


