Nëse keni provuar një lindje cezariane, nuk jeni vetëm.
Por keni dëshirë të provoni një lindje vaginale pasi keni bërë një cezariane, atëherë duhet të inkurajoheni duke ditur se 90% e grave që kanë pasur lindje cezariane janë kandidate për lindje vaginale pas seksioni C të parë shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Shqetësimi më i madh për gratë që kanë bërë lindje cezariane të mëparshme është rreziku i këputjes së mitrës gjatë lindjes vaginale.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, nëse keni pasur një cezarian të mëparshëm me një prerje të ulët tërthore, rreziku i këputjes së mitrës në një lindje vaginale është 0,2 deri 1,5%, që është afërsisht 1 në raport me 5001 raste.
Disa studime kanë dokumentuar norma të rritura të këputjes së mitrës në gratë që i nënshtrohen induksionit të lindjes.
Ju duhet të diskutoni për ndërlikimet e mundshme që lidhen me induksionin me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.
Në anën tjetër kemi edhe gjendjen ‘distocia’ që i referohet procesit të lindjes së gjatë dhe të vështirë për shkak të zgjerimit të ngadaltë të qafës së mitrës, një legeni të vogël ose një foshnje të madhe.
Shumë gra të cilave u është dhënë kjo arsye për cezarianët e mëparshëm lindin në mënyrë vaginale herën tjetër dhe priren të lindin një fëmijë më të madh se i pari.
Mirëpo tani, Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve – shprehet se efektet ose vështirësitë e lindjes së një foshnjë më të madhe nuk janë vërtetuar.
Poashtu, për shumë vite, për shkak të rrezikut të kalimit të herpesit tek foshnja gjatë lindjes, gratë me histori të herpesit pothuajse gjithmonë linden me operacion cezarian.
Mjekët, gjithashtu do të ekzaminonin këtë gjendje në javët e fundit të shtatzënisë dhe nëse do të gjenin një virus aktiv, do të planifikonin një operacion cezarian.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzanisë KLIKO KËTU.
Sot, Kolegji Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, ka përcaktuar dhe rekomanduar që nëse nuk ka një lezion të dukshëm në kohën e lindjes, lindja vaginale është e pranueshme.
Cilat kritere duhet të plotësoj për t’u marrë parasysh për lindjen vaginale pas cezarianit?
– Jo më shumë se dy lindje të ulëta cezariane transversale.
– Asnjë shenjë shtesë në mitër, anomali ose këputje të mëparshme.
– Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur për të monitoruar lindjen dhe për të kryer ose referuar për një operacion cezarian nëse është e nevojshme.
Cilat kritere të tjera do të më bënin një kandidate të mirë për një lindjen vaginale pas cezarianit?
– Nëse arsyeja origjinale e lindjes cezariane nuk përsëritet me këtë shtatzëni;
– Ju nuk keni ndonjë problem të madh mjekësor;
– Foshnja është me një madhësi normale;
– Ose foshnja është me kokën poshtë; /Gazeta Shneta/