Përdoreni listën e mëposhtme të gjërave që duhet të bëni gjatë trimestrit të parë, duke filluar nga fotografitë e barkut tuaj në ditët e para të shtatzënisë deri tek kujdesi për vlerat ushqyese.
Së pari, sigurohuni që jeni me të vërtetë shtatëzënë, duke përdorur një test shtatzënie në kushte shtëpiake.
Merrni vitaminat e nevojshme para lindjes, pra, në tremestrin e parë është koha më e mirë për të filluar, transmeton Gazeta Shneta.
Zgjidhni mjekun ku do të merrni këshillat e nevojshme gjatë gjithë periudhës nëntë mujore.
Bëni një vizitë prenatale, shumë mjek nuk ju kontrollojnë deri në javën e tetë të shtatzënisë, por ju sigurohuni që ta bëni këtë para kësaj date.
Merrni më shumë përgjigje nga ekspertë të ndryshëm rreth sigurisë që duhet të keni gjatë kësaj periudhe.
Nëse keni vese të pini duhan apo alkool atëherë largoni të gjitha këto, në mënyrë që bebja juaj brenda jush të gëzojë shëndet të plotë./Gazeta Shneta/