Kjo nënë, edhe pse në javët e fundit të shtatzënisë, thithi helmin e gjarprit nga këmba e djalit të saj të vogël, pasi ai u kafshua nga një gjarpër me zile.
Jaclyn Caramazza tha se instinkti i nënës e vuri në lëvizje për të ndihmuar të birin, katërvjeçarin Vinny.
Djaloshi u kafshua kur po shëtiste në Folsom, Kaliforni.
Shpesh na mësojnë se gjëja e parë që duhet bërë në rast kafshimi nga gjarpri është që ta thithim dhe ta nxjerrim atë.
Por ekspertët thonë se nuk duhet vepruar si kjo nënë, edhe pse ajo e shpëtoi të birin.
“Përdorni sapun dhe ujë, lani zonën dhe mbajeni të pastër dhe telefononi urgjencën,” tha një zyrtar.
Për fat helmi i gjarprit nuk u përhap tek nëna dhe fëmija e saj i palindur.
https://youtu.be/H_Bp7chxrng