Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia Razije Musa ju drejtohet ashpër vjehrrave, mos u përzini në diçka që nuk ju takon

Këshilla për shtatzëna 29/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Raporti ndërmjet nuses dhe vjehrrës në shoqërinë shqiptare ka marrë vëmendje mjaft të madhe, ku shpesh kemi parë edhe kalimin e limiteve si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra.

Për këtë temë, mamia Razije Musa ka folur së fundmi në një postim në rrjetin social Facebook dhe që tregon se ka marrë mesazhe nga disa nëna që e kanë nevrikosur pa masë. Ajo ju drejtohet të gjitha nënave që i gjithë raporti vjehërr-nuse të mos ndikojë negativisht tek fëmija.

Sipas mamisë, kunatat nuk kanë autoritet që ju lejon atyre të ushtrojnë presion tek një vajzë më të re që është bërë nënë, dhe të mos e kuptojë gjendjen e saj pas lindjes që të kujdeset për fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

Ajo më tej përmend raste kur nënat për të bërë punët e shtëpisë detyrohen që ta lë foshnjën të qajë dhe të merret me pastrimin e oborrit, kjo sipas mamisë është e papranueshme.

Për më shumë, lexoni më poshtë postimin e  plotë të mamisë: Të dashura nana uroj të jeni mirë, disa herë kam shkruar për të njejtën temë por sot dua të besoj shumë se apeli im nuk do të shkoj në vesh të shurdhër. Unë jam nanë por jam edhe vjehër dhe kam shumë kujdes se mos po e kaloj limitin e ndërhyrjes në jetën e fëmijëve e aq më pak të nuseve. Kam marrë mesazhe nga disa nana që me të vërtetë më kanë nevrikosur e mërzitur shumë. Të mërzitura e të lodhura ato kërkojnë mbështetje te unë. Disa herë e kam thënë se ndërhyrja në jetë të nanës ndikon negativisht në shëndetin e saj dhe automatikisht negativiteti i saj i përcjellet fëmijës. Si është e mundur një grua, një nanë që është bërë vjehër të lejoj nipin/mbesën të qajë deri sa nana të përfundojë punët që ajo ka urdhëruar t’i bëjë, si është e mundur një motër/kunatë të ushtrojë autoritet mbi një vajzë të re që sapo është bërë nanë dhe të mos e kuptoj gjendjen e saj fragjile. Një nanë thotë që beben e saj të posalindur që qanë gjithë kohën detyrohet ta lë ashtu deri sa të pastrojë oborrin dhe pjesën e jashtme të shtëpisë. Për mua kjo është e papranueshme, si lihet një fëmijë të qaj aq kohë për një aktivitet totalisht të parëndësishëm. Si mendoni ju se ndjehet nana e cila pastron ndërkohë që dëgjon fëmijën të qajë. Unë nuk kuptoj se si mundet një njeri të jetë i ftohtë dhe pa ndjenja fillimisht ndaj personit që e ka sjellë në jetë gjakun e vet, nipat e mbesat janë gjaku jonë, nanat e tyre duhet të trajtohen së paku si njerëz. Para disa dekadave e kam lënë Kosovën duke dëgjuar storje të tilla ,pata besuar se tashmë gjërat kanë ndryshuar por më vjen shumë keq kur mar aq shumë mesazhe të tilla nga nanat e reja. Me zë të lartë po ju them:MOS NDËRHYNI NË JETËN E NJË ÇIFTI, MOS I BËNI PRESION PSIQIK NANAVE, LEJONI NANAT TË KRYEJNË ROLIN E TYRE SI PRIND PA DHËNË KËSHILLA QË NUK JU KËRKOHEN DHE PA U PËRFSHIRË NË NJË RAPORT QË NUK JU TAKON.Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKy ushqim i detit shton shanset tuaja për shtatzëni, gjendet në çdo kuzhinë shqiptare
Artikulli i rradhës Gruaja lind gjashtënjakë, ja si është gjendja shëndetësore e nënës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.