Mamia e mirënjohur shqiptare Razije Musa, nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, ka këshilluar që numri i përzierjeve të pemëve apo perimeve, për të krijuar një përbërje homogjene, nuk duhet të jetë më shumë se 3.
“Unë disa herë e kam thënë se rekomandimet e mia janë që në një vakt të ketë më së shumti tri pemë apo perime e jo më shumë”, shkruan në postimin e saj mamia Musa.
Musa, më tutje rekomandon nënat që ta provojnë nënat ushqimin paraprakisht, përpara se t’i jepen foshnjës.
Megjithatë, për këtë, ajo ofron disa këshilla paraprake që duhet ndjekur. “Gjithmonë pas përgatitjes kuptohet t’i keni duartë të pastërta me gishtin e vogel shijoni masën e ushqimit aty mund të bindeni edhe vetë se çfarë kombinime me të vërtetë nuk bashkëdyzohen”, rekomandon ajo.
Ndërkohë, profesionistja mjekësore thekson se edhe fëmijët kanë të drejtë të mos u pëlqejë ndonjë ushqim./Gazeta Shneta/