Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka ndarë me nënat këshillën e radhës.
Këtë herë, mamia ka treguar më shumë rreth moshës ideale se kur bebi duhet të fillojë të konsumojë ujë shkruan GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas mamisë, para moshës gjashtë muajshe, bebi nuk ka nevojë për ujë pasi qumështi dhe formula përmbajnë ujë të mjaftueshëm.
Në anën tjetër, mamia ka treguar se fillimisht bebet nuk e pëlqejnë shijen e ujit, por duhet insistuar dhe mos u dorëzoni./GazetaShneta/