Mamia Razije Musa tregon se si të përgatisni pemët dhe perimet për bebet tuaja

2018-02-07 në ora 17:31

Mamia e mirënjohur Razie Musa, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar mënyrën se si të përgatitën pemët dhe perimet për të vegjlit e nënave.

Ndër të tjera, mamia Musa në postimin e saj ka theksuar se pemët dhe perimet që zihen shumë në ujë humbin shumë materie ushqyese, për arsyeje se këto materie mbesin në ujë, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq, ajo ka treguar edhe dy metoda të cilat mund t’i ndjekni për përgatitjen e pemëve dhe perimeve:

“1)zierja në avull
2) pjekja në furrë
Sot do u’a prezentoj se si përgatiten pemët dhe perimet.
Disa pemē dhe perime i kam pjekur në furrë,kjo është mënyrë shumë e shëndetshme për konsumim.
Pemët dhe perimet nuk qërohen ato i futim në furrë dhe i pjekim për 45 minuta, të jeni të sigurta se lëkura i ruan të gjitha materiet ushqyse që gjinden në pemë dhe perime.”

Së fundi, ajo ka theksuar se perimet e pemët e pjekura të ruhen në frigorifer për një kohë më të gjatë./Gazeta Shneta/