Mamia e njohur shqiptare Razije Musa edhe këtë herë vjen me këshilla të rëndësishme për nënat dhe për përkujdesjen për bebet.
Ajo tregon se sa është i rëndësishëm hekuri për fëmijët dhe se si mund ta marrin bebet përmes ushqimit.
Mamia poashtu shpjegon edhe për pasojat e mungesës së hekurit dhe si të trajtohet, përcjell Gazeta Shneta.
Ja shpjegimi i plotë i mamisë:
“Rëndësia e hekurit në ushqimin e fëmijëve Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë nana më shkruajnë dhe kërkojnë këshilla për të trajtuar aneminë te fëmijët që prej 7-8 muajsh e tutje.
Rëndësi të madhe në funksionimin normal të organizmit ka hekuri. Një fëmijë që ka mungesë të hekurit është më pak aktiv, sytë e tijë kanë rrathë, më pak fitojnë peshë, kanë më pak apetit dhe kryesisht janë më nervoz. Mungesa e hekurit mund të ndikojë që ata të zhvillohen më ngadalë.Fëmijët lindin me rezerva të hekurit në gjak të transmetuara nga nana gjatë shtatëzanisë, për gjashtë muajtë e parë kryesisht nuk ka probleme.
Me fillimin e ushqimeve solide rritet nevoja e hekurit në organizëm prandaj preferohet të konsumohen ushqime që në përmbajtje kanë hekur. Mishi është burim i mirë i hekurit, vezët gjithashtu por e bardha e vezës nuk preferohet të jepet para moshës 1 vjecare sepse është alergjen i fortë.
Peshku është një burim tjetër i rëndësishëm i hekurit, mishi i pulës poashtu, rëndësi ka që dieta e fëmijëve të jetë e pasur edhe me drithëra që në përmbajtje kanë hekur. Dieta me pemë e perime ka shumë rëndësi, ushqimet si brokolli e spinaqi kanë mjaftueshëm hekur dhe kontribojnë në zhvillimin normal të organizmit të bebes me sasi të mjaftueshme të hekurit.Anemitë rangohen si e lehtë, e mesme dhe e rëndë.
Ajo e lehta trajtohet me ushqim, ajo e mesmja me barna e ajo më e rënda ëshë e komplikuar dhe kërkon hospitalizim dhe trajtim mjekësorë. Keni kujdes me ushqimin e fëmijëve, bazat e një jetë të shëndetshme meren përmes ushqimit dhe stilit të jetës. Ushqeni shëndetshëm, nxjerini në natyrë, ekspozoni në rrezet e hershme të diellit, dërgoni në ajër të pastër apo në det sepse të gjithë këta faktorë janë mikë të një fëmije të shëndetshëm.
Me dashuri, Razija.”



