Zakonisht, dhembjet e lindjes ndihen në pjesën e abdomenit. Por, disa gra kanë dhëmbje intenzive të shpinës.
Çfarë është dhembja e shpinës gjatë lindjes?
Duhet të ceket se këto dhembje janë shumë të mëdha dhe të padurueshme.
Dhembja e madhe në pjesën e poshtme të shpinës gjatë lindjes, që mund të ndjehet gjatë dhe në mes të kontraktimeve dhe ndodh zakonisht kur pjesa e pasme e kokës së bebes shtyp pjesën e poshtme të shpinës së nënës, përcjell Gazeta Shneta.
Por, mund të jenë edhe arsyet e tjera për dhembjet e këtilla të shpinës, e ato janë:
1. Pozita e kokës së bebes – kur fëmija në bark e ka kokën të kthyer nga stomaku juaj dhe bën presion me pjesën e pasme të kokës.
2. Mbipesha – ose obeziteti mund të ketë ndikim në fundshpinë.
3. Skolioza – Shpina e shtrembëruar e nënës mund të sjellë dhimbje në fundshpinë dhe të shkaktojë dhimbje të shpinës gjatë lindjes.
4. Qëndrimi në mënyrë të gabuar – nëse nëna qëndron në pozita të papërshtatshme, kryqëzonn këmbët ose i mbledh shumë kur ulet./GazetaShneta
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.