Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë, medoemos duhet të keni marrëdhënie seksuale. Po çfarë duhet të dini në lidhje me marrëdhëniet ndërsa jeni shtatzënë?
A është në rregull të keni marrëdhënie gjatë shtatzanisë?
Foshnja juaj në zhvillim mbrohet nga lëngu amniotik në mitrën tuaj, si dhe nga muskujt e fortë të mitrës. Aktiviteti seksual nuk do të ndikojë në foshnjën tuaj, për sa kohë që nuk keni komplikime si problemet e placentës, transmeton Gazeta Shneta. Sidoqoftë, shtatzania mund të shkrkojë ndryshime në nivelin tuaj të rehatisë dhe dëshirën seksuale.
A munden marrëdhëniet gjatë shtatzanisë të shkaktojnë abort?
Të kesh marrëdhënie gjatë shtatzanisë nuk do të shkaktojë abort. Shumica e dështimeve ndodhin sepse fetusi nuk zhvillohet normalisht.
Cilat janë pozicionet ma të mira seksuale gjatë shtatzanisë?
Për sa kohë që ju jeni të qetë, shumica e pozicioneve seksuale janë në rregull gjatë shtatzanisë. Seksi oral është gjithashtu i sigurt gjatë shtatzanisë. Ndërsa shtatzania juaj përparon, eksperimentoni për të gjetur atë që funksionon më mirë.
A janë të domosdoshëm prezervativët?
Të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore për ju dhe fëmijën tuaj. Shmangni të gjitha format e seksit – vaginal, oral dhe anal nëse partneri juaj ka një infeksion aktiv.
Përdorni një prezervativ nëse:
Ju nuk keni një marrëdhënie reciproke monogame
Ju zgjidhni të bëni seks me një partner të ri gjatë shtatzanisë.
A ka raste kur marrëdhëniet duhet të shmangen?
Stimulimi i gjirit, orgazma femërore dhe hormonet e cakktuara në spermën e quajtur prostagadins mund të shkaktojnë kontraktime të mitrës.
Gjinekologu juaj mund të rekomandojë shmangien e marrëdhënieve nëse:
Ju keni gjakderdhje të pashpjegueshme vaginale
Rrjedhje të lëngut amniotik
Qafa e mitrës fillon të hapet para kohe
Placenta juaj pjesërisht ose plotësisht mbulon hapjen tuaj të qafës së mitrës./GazetaShneta/