Konsumimi i shtesave të vitaminës D gjatë shtatzënisë, forcon imunitetin e foshnjave, gjë që ulë rrezikun e zhvillimit të astmës.
Një studim i zhvilluar së fundmi tregon që foshnjat që s’kanë lindur ende, të nënave që konsumojnë më shumë vitaminë D, se sa u është rekomanduar, përgjigjen më mirë kur ekspozohen ndaj patogjeneve të simuluar.
“Për herë të parë kemi treguar që sa më të larta të jenë nivelet e vitaminës D gjatë shtatzënisë, aq më shumë forcohet sistemi imunitar tek foshnjat, që ndihmon fëmijët të krijojnë mbrojtje ndaj astmës” ka thënë autorja e studimit Catherine Hawrylowicz.
Gjithashtu studime të mëparshme kanë treguar një lidhje në mes të sistemin të fortë imunitar në jetën e hershme dhe uljes së rrezikut për zhvillimin e astmës.
Studiuesit besojnë që kjo mund të ndikoj edhe në një sistem respirator më të shëndetshëm në përgjithësi./Klan Kosova/