Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 1365 persona me vaksinën kundër Covid-19.
Deri më tani numri i qytetarëve të imunizuar me dozën e parë ka arritur në mbi 160 mijë, ndërsa me dozën e dytë afër 33 mijë persona, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar mbrëmë se në Kosovë kanë mbërritur mbi 80 mijë vaksina Pfizer të blera nga Qeveria e Kosovës.
Këto doza janë në kuadër të kontratës me Pfizer, e cila deri në fund të vitit pritet të dorëzojë edhe mbi 1.1 milionë doza të tjera.
Në vendin tonë aktualisht janë 170 raste aktive me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar afër 108 mijë raste pozitive dhe 2 mijë e 258 viktima. /Gazeta Shneta/