Një studim i ri në Annals of Emergency Medicine thekson rëndësinë e mbrojtjes së mjekëve dhe ekipeve të kujdesit të emergjencës nga incidentet e abuzimit fizik ose verbal.
Sondazhi i 123 mjekëve dhe stafit shëndetësor në një departament emergjent zbuloi se 78 përqind e të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor përjetuan një sulm të dhunshëm në 12 muajt e mëparshëm, duke përfshirë më shumë se një në pesë (22 përqind) mjekë të urgjencës që ishin sulmuar, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Sipas Dr. Lauren Querin, autore kryesore dhe mjeke e emergjencës në Universitetin e Karolinës së Veriut (UNC), thuhet se:
“Incidentet e dhunshme ose kërcënuese në departamentin e emergjencës paraqesin rreziqe për sigurinë e të gjithëve, por gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin mendor të punonjësve shëndetësorë dhe mund të rrisin gjasat drejt kolapsit“. “Këto raste ndodhin shpesh dhe nuk raportohen“, shtoi ajo.
Nga të anketuarit e përgjithshëm që përjetuan sulme fizike ose dhunë, 19 përqind nuk diskutuan incidentin me askënd. Rreth gjysma (53 përqind) diskutuan incidentin me kolegët ndërsa vetëm 20 përqind paraqitën një raport zyrtar të incidentit në spital ose polici. /Gazeta Shneta/