Lindja juaj mund të jetë më e vështirë dhe të zgjasë më shumë nëse jeni mbipeshë.
Mesatarisht një gruaje që ka indeksin e masës trupore më të lartë se 25, do t’i duhen 80 minuta ose më shumë kohë për të lindur sesa një grua me indeks më të ulët.
Nëse indeksi është më i lartë se 30, atëherë do t’ju duhen rreth 105 minuta më shumë se normalja.
Megjithatë kini parasysh se këto shifra janë mesataret e llogaritura nga eksperiencat e disa nënave, por kjo nuk do të thotë automatikisht se ju do t’ju duhet kaq kohë për të lindur.
Nëse keni një IMT të lartë, mund të ndodhë që barku juaj nuk mund të kontraktohet në mënyrë efikase gjatë lindjes. Nëse kjo ndodh, qafa e mitrës nuk mund të hapet sa duhet për të lindur foshnjën. Kjo mund të bëjë më shumë gjasa që të keni nevojë për një prerje cezariane.
Për këtë aryse përpiquni të kryeni aktivitet fizik gjatë shtatzanisë, ose të paktën të bëni ecje.
Sidoqoftë, nëse nuk ju pëlqen stërvitja, kini paraysh se qëllimi është të mbeteni aktive, jo të qëndroni ulur. Për shembull, nëse udhëtoni me autobus përpiquni të zbrisni një stacion më përpara, merrni shkallët në vend të ashensorit etj.