Viteve të fundit janë shpeshtuar në masë të madhe lindjet e kryera në ambientin e shtëpisë.
Nënat që zgjedhin këtë metodë janë shprehur se ashtu ndihen më rehat dhe më autentike, transmeton GazetaShneta.
Por sipas studimit të fundit Italian është vërtetuar se lindjet e kryera në shtëpi janë shumë të rrezikshme sepse shanset për ndërlikime janë shumë të mëdha; andaj ekipi mjekësor duhet të jetë present për të ndërhyrë në çdo moment, përcjellë blogu WhatToExpect.
Gjërat që nënat në prag të lindjes duhet t’i dinë:
– Të dijë të gjitha detajet rreth organizmit të një lindjeje në spital
– Të sigurojë arritje të lehtë tek spitali
– Të konsiderojë transportin e shpejtë për në spital
– Ta njoftojë spitalin paraprakisht
– T’i dijë të gjitha rreziqet e lindjes në shtëpi
– Të kryejë kontrollet e domosdoshme pas lindjes së bashku më foshnjen / GazetaShneta/