Autoritetet në Delhi të Indisë kanë mbyllur shkollat dhe universitetet për një kohë të pacaktuar si rezultat i ndotjes së ajrit.
Një mjegull helmuese ka përfshirë kryeqytetin e Indisë, Delhi, shkruan BCC, transmeton Gazeta Shneta.
Nivelet e PM2.5, grimca të vogla që kanë potencial të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë të larta në këtë pjesë të vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka bërë të ditur se disa qytete kanë shënuar shifra shumë të larta të niveles së ndotjes së ajrit.
Për këtë arsyje, autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe universitetet për një kohë të pacaktuar.
Vetëm pesë nga 11 termocentrale me qymyr në qytete janë lejuar të funksionojnë.
Poashtu, do të ndalohet hyrja e kamionëve në Delhi nga shtetet fqinje deri më 21 nëntor. Këtu bëjnë përjashtim kamionët që transportojnë mallra të rëndësishme.
Ndotja e ajrit në Delhi ndikohet nga një sërë faktorësht, duke përfshirë këtu automjetet dhe fishekzjarret e ndezuar gjatë festivalit të Diwali./Gazeta Shneta/